Lutfi Haziri: Pa LDK-në, s’ka marrëveshje finale me Serbinë

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se pa përfshirjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk mund të arrihet marrëveshje finale me Serbinë.

Ai shkruan në Facebook, se legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime me Serbinë nuk falet, por duhet të fitohet.

“Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë. Me LDK u nisë dhe ka me u bitisë shtet ndërtimi i Kosovës. Deklaratat e Veselit janë bërë sikur të babadimrit, të cilave vetëm PAN-i mundet të iu besojë. Urime i Ri 2019”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Postimi i plotë:Pa LDK-në, as s’ka pasë e as s’ka me pasë stabilitet politik, ekonomik e social Republika jonë. S’ka mundësi me pasë as marrëveshje finale me Serbinë, pa neve. Legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime nuk të falet, por duhet të fitohet. Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë. Me LDK u nisë dhe ka me u bitisë shtetndërtimi i Kosovës. Deklaratat e Veselit janë ba si të babadimrit, por vetëm PAN mundet me i besu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit