LUTJE E SHKURTËR POR E FUQISHME

Mos i humb


Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, Xhaxhai i Pejgamberit ﷺ, erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha:

“Ja Rasulullah, më mëso një du’a.”

Pejgamberi ﷺ i tha:
O xhaxhai im, thuaj:

‎اللّهُـمَّ إِنِّـي أسْـأَلُـكَ َالعـافِـيةَ
Allahumme inni es’aluke el-afijah
(O Allah, unë kërkoj nga Ti afijeh).

Tani cka është Afijeh? Afijeh don të thotë:

Të më shpëtosh nga çdo mundim.
Të jesh i shëndetshëm, ju jeni në afijah.
Të kesh para të mjaftueshme, ju jeni në afijeh.

Të jetosh, ju jeni në afiyah.
Të kesh fëmijët përkrahë,

ju jeni në afijeh.
Dhe nëse falesh dhe nuk dënohesh, ju jeni në afijeh.

Pra, në thelb Afijeh do të thotë:

O Allah, më mbroj nga çdo mundim dhe vuajtje. Kjo e përfshin Dunjan dhe Ahiretin.

Abasi r.a mendonte për këtë për një kohë, dhe pastaj ai u kthye pas disa ditësh dhe tha:

Ja Rasulullah, kjo du’a më duket pak e shkurtër. Dua diçka më të madhe.

Pejgamberi ﷺ i tha:

O Xhaxhai im i dashur, lute Allahun për Afijeh se uAllahi, nuk mund të të jepet diçka më mirë se afijeh.

Kjo është një du’a e lehtë. E cila nënkupton atë që thua, kur lutesh.

O Allah, unë të lutem Ty që të më shpëtosh nga çdo fatkeqësi,
mjerim, vështirësi, dëm, dhe
mos më sprovo mua, etj.

E gjithë kjo është e përfshirë në:

‎اللّهُـمَّ إِنِّـي أسْـأَلُـكَ َالعـافِـيةَ Allahumme inni es’eluke el-afijeh
Rijad us-Salihin, Sunen et-Tirmidhi|

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit