LVV-ja merr lejen e policisë për tubimin e nesërm

Mos i humb

Vetëvendosje e dërgon sërish në Kushtetuese presidentin Thaçi

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar sërish në Gjykatën Kushtetuese presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Grupi Parlamentar i...

Meta vlerëson Rilindasin Koto Hoxhi: Kemi nevojë më shumë se kurrë për burra dhe gra atdhetarë dhe të përgjegjshëm për fatet e vendit

Presidenti i Republikës, Meta vlerësoi Rilindasin e shquar, Koto Hoxhi (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin “Për kontributin e...

Rikthehet koronavirusi në Mat, infektohet një punonjës i Bashkisë

Mati është përfshirë sërish në hartën e zonave të prekura nga Covid-19. Këtë të hënë është zyrtarizuar një rast i ri që...

Ilaçi i shpresës kundër Covid do të shitet 3120 dollarë në Shtetet e Bashkuara

Terapia kundër Covid, e prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead-it do të kushtojë mesatarisht 3,120 dollarë për pacientët në SHBA.

Policia e Kosovës njofton se ka pranuar kërkesë nga Lëvizja Vetëvendosje për tubimin e nesërm në sheshet e kryeqytetit, kësisoj, edhe e ka aprovuar.

Në një përgjigje për KOHËN, policia thotë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet për menaxhim të situatës për të garantuar qetësinë publike.

“Policia e Kosovës e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Legjislacioni në fuqi përcakton se çdo tubim publik duhet të lajmërohet nga organizatori apo përfaqësuesi i tij nën kushtet dhe afatin e paraparë ligjor, siç është lajmëruar edhe kjo performancë/tubim”, thuhet në përgjigjen e PK-së për KOHËN.

Tutje, në përgjigje theksohet se si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe vendimeve të institucioneve kompetente për menaxhimin e situatës në këtë kohë të pandemisë COVID-19, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet, masat dhe kufizimet e parapara ndaj pandemisë.

Tubimi do të nisë nesër në sheshin “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe “Ademi Jashari”, nga ora 17:00 deri në orën 19:00, ndërkaq, përgatitjet teknike nisin në orën 16:00.

Për mbajtjen e këtij tubimi, njofton LVV-ja, janë angazhuar 200 aktivistë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50...

Irani merr një vendimin ndryshe për maskat , 2500 infeksione të reja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore...

Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të...

Të shtëna në një qendër tregtare në Alabama, vdes fëmija 8 vjeç

Një djalë 8-vjeçar u vra gjatë një shkëmbimi zjarri në një qendër tregtare në Alabama, Riverchase Galleria. Tre persona...

Katari përshëndet marrëdhëniet strategjike me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al-Thani, ka përshëndetur marrëdhëniet strategjike të vendit të tij me Turqinë, (AA).