Macron bisedë telefonike me Trump për sulmin kimik në Siri

Mos i humb

Presidenti i Francës Emmanuel Macron në një bisedë telefonike me presidentin SHBA-ve Donald Trump ka dënuar sulmin me armë kimike në Siri.

Në deklaratën me shkrim nga Pallati Presidencial i Francës Elysee thuhet se Macron dhe Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar për çështjen e Sirisë.

Më tej thuhet se Macron “dënon fuqishëm sulmin kimik të kryer më 7 prill ndaj popullatës në Gutën Lindore”.

Macron dhe Trump kanë shkëmbyer me njëri tjetrin analizat dhe informacionet të cilat e konfirmojnë sulmin kimik dhe “kanë udhëzuar ekipet e tyre për rritjen e shkëmbimit të informatave dhe analizave edhe në ditët në vijim”.

Bëhet e ditur se dy liderët kanë marrë vendim për koordinim të veprimeve dhe të iniciativave të të dy shteteve për dënimin e shkeljes së vendimit numër 2401 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe përdorimit të sërishëm të armëve kimike.

Dy liderët kanë vendosur që të bisedojnë përsëri brenda 48 orëve dhe për të qenë në komunikim në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Në deklaratën nga Elysee nuk përmendet se kush qëndron pas sulmit në Gutën Lindore.

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës dje kërkoi takim urgjent të KS-OKB-së për të diskutuar për gjendjen në Gutën Lindore.

Në sulmin me armë kimike të regjimit të Asadit ndaj vendbanimeve civile në qarkun Duma, e cila është pika e fundit nën kontrollin e opozitarëve në Gutën Lindore, kanë humbur jetën 78 civilë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit