Macron dhe Putin përmes telefonit diskutojne rreth Sirisë

Mos i humb

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij rus Vladimir Putin shkëmbyen pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit në Siri në një bisedë telefonike, bënë të ditur pallati Elise të premten.

Biseda u realizua vetëm një ditë pasi Macron bëri të ditur se posedon “prova” se forcat e regjimit të Bashar al-Asadit kanë përdorur armë kimike në Duma të Gutës Lindore.

Sipas “helmetave të bardha”, sulmi i dyshuar kimik ndodhi më 7 prill dhe la të vdekur 78 civilë.

Siç theksohet, Macron i ka thënë Putinit se “i vjen keq për veton e fundit ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që pengoi përgjigjen e vetme dhe të fuqishme për të ndihmuar krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar për përcaktimin e përgjegjësisë për përdorimin e armëve kimike në Siri”.

Të martën, Rusia vendosi veto ndaj rezolutës e cila do të lejonte krijimin e një trupi të ri ekspertësh për të përcaktuar fajin për sulmet e dyshuara kimike në Siri.

Projekt-rezoluta e SHBA-së mori mbështetje të madhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me 12 vota për dhe vetëm dy kundër (Rusia dhe Bolivia), ndërkohë që Kina abstenoi.

Macron theksoi “shqetësimin e thellë për përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës në terren”. Pallati Elysees shtoi se Macron “dëshiron që konsultimet midis Francës dhe Rusisë të vazhdojnë dhe të intensifikohen për të sjellë paqen dhe stabilitetin në Siri”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit