Macron dhe Trump arrijnë përparim në mosmarrëveshjen për taksën digjitale

Mos i humb

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe homologu i tij amerikan Donald Trump, mbrëmë janë dakorduar që të punojnë së bashku për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis dy vendeve mbi taksën e shërbimeve digjitale të Parisit.

“Diskutim i shkëlqyeshëm me Donald Trump mbi taksën digjitale. Ne do të punojmë së bashku për një marrëveshje të mirë për të shmangur përshkallëzimin e tarifave”, shkroi Macron në Twitter.

Macron njoftoi se bisedimet mbi taksën e diskutueshme, për të cilën Zyra e tregtisë amerikane tha se diskriminon padrejtësisht kompanitë e mëdha amerikane nga sfera e teknologjisë si Google, Amazon dhe Facebook do të vazhdojnë në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Nga Shtëpia e Bardhë përmes një kumtese njoftuan se Trump vuri në dukje se të dy ranë dakord se është e rëndësishme të “përfundosh bisedimet e suksesshme” për taksën. Shpresohet që një marrëveshje të arrihet deri në fund të vitit.

Franca në korrik të vitit të kaluar nënshkroi ligjin për taksat, sipas të cilit parashikohet një taksë prej 3 për qind të zbatohet për të ardhurat nga shërbimet digjitale të fituara nga kompanitë që kanë të ardhura totale vjetore prej 25 milionë euro nga Franca dhe 750 milionë euro në të gjithë botën.

Si kundërpërgjigje, SHBA është kërcënuar se do të vendosë taksa për produktet franceze.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit