Ballina Bota Macron: Duket se Europa po kalon një lloj lufte civile

Macron: Duket se Europa po kalon një lloj lufte civile

20
0

Përfaqësuesve të Parlamentit Europian në Strasbourg, iu drejtua presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha se Europa po kalon nëpër një periudhë të ndarjes dhe dyshimit në mesin e shumë vendeve.

“Duket se Europa po kalon në një lloj lufte civile”, tha Macron dhe shtoi se Bashkimi Europian (BE) nuk ka patur kurrë një përgjegjësi më të madhe për të vepruar se tani në kulmin e fitoreve të opsioneve politike euroskeptike në zgjedhje në Itali dhe Hungari.

Macron theksoi se në Europë gjithnjë e më shumë shfaqen forca autoritare me strategji të qartë që çon në pikëpyetje sistemin shumëkombësh mbi të cilën është bazuar Europa.

“Kombet nuk janë duke u larguar nga Bashkimi Europian, por udhëheqësit e tyre. Ata që tregtojnë me frikë dhe populizëm duan të kthehen në nacionalizëm. Kjo është një recetë nga e kaluara”, tha ai.

Presidenti i Francës gjithashtu tha se duhet të krijohet një sovranitet i ri i Europës në përgjigje të frikës dhe zemërimit të qytetarëve evropianë.

“Në kohën e ndryshimeve dhe transformimeve të mëdha, revolucionit dixhital, ndryshimeve klimatike … ne jemi të ftuar të shqyrtojmë themelet e shoqërisë sonë. Ne duhet të ndërtojmë një sovranitet të ri europian i cili do t’u tregojë qytetarëve tanë se jemi të aftë për t’i mbrojtur dhe plotësuar kërkesat e tyre”, tha Macron.

Ai shtoi se Franca është e gatshme të ndajë më shumë para për buxhetin e BE-së pas largimit të Britanisë së Madhe, por edhe pas zbatimit të reformës buxhetore.

Duke folur për procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Macron, tha se nuk dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të kthejnë drejtimin e tyre kah Turqia dhe Rusia.

“Rreziku gjeopolitik me të cilin përballemi është rrëshqitja e shteteve të Ballkanit Perëndimor kah Rusia ose Turqia. Unë nuk dua që vendet e Ballkanit Perëndimor të kthejnë drejtimin e tyre kah Turqia ose Rusia”, tha Macron në adresimin e tij.

Më hërët, kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se largimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nga perspektiva e BE-së do të shkaktonte përjetimin e sërishëm të ngjarjeve të viteve të 90-ta dhe se nuk dëshiron që rajoni të rikthehet në luftë./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here