Macron emëron Jean Castex si kryeministër të ri të Francës

Mos i humb

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sot emëroi Jean Castex si kryeministër të ri të vendit, i cili koordinoi një strategji për të rihapur Francën pas masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), (AA).

Castex ka zëvendësuar Edouard Philippe, i cili dha dorëheqjen sot më herët për shkak të riformatimit të qeverisë franceze.

Presidenti Macron dëshiron të hapë një kapitull të ri për dy vitet e mbetura të mandatit të tij, gjatë së cilës ai do të përqendrohet në përpjekjet për ringritjen e ekonomisë franceze, e cila është prekur thellë nga pandemia e COVID-19.

Riformatimi i qeverisë erdhi disa ditë pasi Partia e Gjelbër Evropiane arriti rezultatet më të mira në zgjedhjet lokale në Francë. Macron dëshmoi se partia e tij centriste, Republika në lëvizje humbi në qytetet më të mëdha franceze.

Riformatimi ishte planifikuar para zgjedhjeve lokale, pasi qeveria e Macron-it u përball me probleme dhe kritika gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit