Macron: Nuk mbështes vendimin e Trumpit

Mos i humb

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se nuk mbështet vendimin e Trumpit për të njohur Kudsin për “kryeqytet të Izraelit”, për të shtuar se megjithatë nuk është në pozicionin që ta gjykojë.

Pas takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, Macron mbajti një konferencë për mediat mbrëmë vonë, në të cilën theksoi se Franca dhe Izraeli janë aleatë të rëndësishëm, duke dënuar ashpër secilin që sulmon Izraelin dhe popullin e tij.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, theksoi t’i ketë thënë Netanyahut se vendimi amerikan është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes dialogut mes Izraelit dhe Palestinës.

“Dënoj sulmet mbi Izraelin. Nuk mbështes vendimin e Trumpit për Jerusalemin (Kudsi), por nuk është e imja të gjykoj”, theksoi Macron.

Ai njoftoi se me kryeministrin izraelit kanë biseduar për çështjen e Libanit meqë “ai vend është i rëndësishëm për sigurinë e Izraelit”.

“Ofro një mundësi, dhe bëje një gjest të mirë për palestinezët”, i tha Macron Netanyahut, nga i cili kërkoi ndërmarrjen e masave për ndalimin e projekteve banesore në mënyrë që të fitohet besimi izyrtarëve palestinezë.

Kryeministri izraelit, nga ana e tij ka theksuar se është e një rëndësie të veçantë, tu jepet fundi sulmeve në Gaza dhe Jemen.

“Jerusalemi (Kudsi) është kryeqyteti i Izraelit, dhe nuk ka qenë kryeqytet i ndonjë shteti tjetër. Kur kjo do të pranohet nga palestinezët, do të mund të vendoset paqja”, tha Netanyahu./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit