Macron, presidenti i majtë francez me një qeveri pasanikësh

Mos i humb

Ministrat e majtë të qeverisë franceze të drejtuar nga Presidenti Macron kanë bërë deklaratën e pasurisë. Nga informacionet e para të bëra publike, ka ardhur edhe epiteti politiko-mediatik: Macron është presidenti “ i oligarkëve” ose presidenti i një “qeverie milionerësh”. Nga të dhënat e publikuara, nga 32 ministra mbi 12 prej tyre janë milionerë.

Për të kuptuar përse kjo cilësohet si “qeveri milionerësh” jo vetëm nga opozita politike dhe media, por edhe nga shumica e publikut, duke pasur një efekt psikologjik, le ti referohemi disa të dhënave që ofron sot gazeta Le Monde.

Nga të dhënat e INSTAT-francez, 10 përqind e më të pasurve në Francë kanë mesatarisht një pasuri prej 595700 euro kurse 1 përqind e të pasurve kanë mesatarisht një pasuri prej 1,95 milion euro. Kurse pasuria e deklaruar nga disa nga ministrat e qeverisë së majtë Macron i tejkalon këto vlera.

Konkretisht, më e pasura në qeverinë Macron është Ministrja e Punës Muriel Penicaud e cila ka deklaruar se zotëron një pasuri prej 7,5 milion euro, pra gati 3,5 herë më të madhe se sa pasuria mesatare që zotërojnë 1 përqind e të pasurve në Francë; kurse krahasuar me 10 përqind më të pasurit ajo zotëron një pasuri rreth 15 herë më të madhe se vlera mesatare e pasurisë që zotërojnë pasanikët e këtij grupi.

Ministri i dytë më i pasur, është Ministri i Ekologjisë, Nicolas Hulot që ka deklaruar një pasuri prej 7,2 milion euro; dhe ajo që është për të qeshir është se ky ministër zotëron 9 mjete të lëvizshme(6 vetura, një jaht, një motor, një skuter elektrik). Ndërkohë që Kryeministri ka dekl;aruar një pasuri prej 1,7 milion euro. Ministri më i “varfër” është një ish-ministër i së djathtës Republikane, Gerald Darmanin, që ka deklaruar një pasuri prej 50000 euro, madje ky i krahasuar edhe me qytëtarët francezë ka një pasuri modeste./syri.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit