Macron shpreh ambicjen për riorganizimin e jetës islame në Francë

Mos i humb

epa06490286 French President Emmanuel Macron poses in the courtyard of the Zitouna mosque in the Medina (old town) of the Tunisian capital Tunis, Tunisia, 01 February 2018. Macron is on a two-day first state visit to Tunisia. EPA-EFE/ERIC FEFERBERG / POOL MAXPP OUT

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se dëshiron të riorganizojë jetën islame në vendin e tij, me qëllim për të sjellë besimin musliman në marrëdhënie paqësore me shtetin dhe fetë e tjera, por edhe se është i përfshirë tërësisht në luftën kundër fundamentalizmit, duke ruajtur “unitetin kombëtar”.

“Ne jemi duke punuar në strukturimin e jetës islame në Francë dhe kjo është ajo që duam të shpjegojmë, e që është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Macron në një intervistë me gazetën franceze Journal du Dimanche.

Siç theksoi presidenti francez, qëllimi i tij është “të zbulojë thelbin e sekularizmit, mundësinë që dikush të besojë ose të mos besojë, në mënyrë që të ruajë unitetin kombëtar dhe mundësinë e posedimit të vetëdijes së lirë”.

Macron nuk deshi të përshkruajë detajet e planit të tij të reformave, duke thënë se kjo do të bëhet vetëm kur të përfundojë puna mbi propozimin.

“Metoda ime është – progresi hap pas hapi,” shpjegoi ai.

Gazeta franceze kujton se më 21 dhjetor 2017, Macron, në një takim me përfaqësuesit fetarë në Francë, nisi një debat që dënonte “radikalizimin e sekularizmit”, i cili, siç shpjegoi këshilltari i tij, iu referua të gjitha partive politike që përdorin ligjin e vitit 1995 për qëllime lufte në fushën e identitetit.

Më 4 janar të këtij viti, Presidenti i Francës paralajmëroi një “veprim për strukturimin e jetës islame në vend” dhe u tha muslimanëve: “Unë do t’ju ndihmoj”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit