Macron: Trump nuk ka kërcënuar për tërheqjen e SHBA-ve nga NATO

Mos i humb

 

 

 Presidenti francez, Emmanuel Macron, mohon raportimet se presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar që të tërheq Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Aleanca e NATO-s gjatë kontestit rreth financimit të aleancës ushtarake.

“Presidenti Trump asnjëherë, në asnjë çast, qoftë publikisht ose personalisht, nuk ka kërcënuar që të tërhiqet nga NATO”, tha Macron.

Ai tha se liderët e 29 anëtarëve të aleancës u takuan në seancë të jashtëzakonshme të enjten në mëngjes me kërkesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Trump u ankua se shumë anëtare të NATO-s nuk ndajnë sa duhet para për mbrojtjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit