Madagaskar, stuhia tropikale shkakton 17 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë mijë të tjerë kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e stuhisë tropikale Eliakim në Madagaskar, shtet ishull në pjesën lindore të Afrikës.

Përmes një deklarate, Zyra Kombëtare për Menaxhimin e Rreziqeve dhe Fatkeqësive (BNGC) ka bërë e ditur se stuhia ka shkaktuar përmbytje veçanërisht në pjesët veriore të vendit dhe është duke avancuar drejt pjesës juglindore me shpejtësi prej 130 deri në 150 kilometra në orë.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se si pasojë e stuhisë kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa gjashtë mijë të tjerë kanë mbetur pa shtëpi. Qytetarëve i është bërë thirrje që të jenë të kujdesshëm ndaj erërave të forta dhe përmbytjeve.

Nga stuhia janë dëmtuar shumë shtëpi dhe biznese. Pritet që stuhia të përfshijë edhe shtetin ishull Reunion në lindje të Madagaskarit.

Në lajmet e mediumeve lokale në Reunion vlerësohet se stuhia nuk do të jetë aq e efektshme sa ajo në Madagaskar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit