Majko: Flitini fëmijëve gjuhën amtare

Mos i humb

“Flitini fëmijëve gjuhën amtare. Vetëm kështu do të mund ta përcjellim identitetin shqiptar nëpër breza”. Me këtë mesazh iu drejtua mësuesve dhe prindërve në shkollën shqipe të Ottawa-s, ministri i Shtetit për Diasporën të Shqipërisë, Pandeli Majko.

Në këtë shkollë, që nga viti 2000 gjuha shqipe është përfshirë në programin mësimor si gjuhë e tretë, pas anglishtes dhe frëngjishtes.

Mësimi i shqipes zhvillohet ditën e shtunë dhe Majko vlerësoi sakrificat dhe punën e mësuesve e prindërve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj.

Gjatë takimit, ministri foli për hapat që po ndërmerren në bashkëpunim më qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës, për të lehtësuar qasjen ndaj librave shqip.

Më pas ministri Majko mori pjesë në pritjen e organizuar në bashkinë e Ottawa-s nga Ambasada e Shqipërisë. Të pranishëm ishin ambasadori shqiptar, Ermal Mucca dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Ottawa dhe Montreali.

Në ambientet e bashkisë u shfaq edhe një ekspozitë dedikuar gruas shqiptare. Në fjalën e tij përshëndetëse, zv.kryetari i Bashkisë, Bob Monette vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në këtë qytet dhe u shpreh i nderuar për vizitën e Majkos nga ana e tij tha se distanca dhe malli i bashkëkombësve për atdheun e bënin tepër të veçantë këtë takim./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit