Majko në Harvard: Të shfrytëzojmë potencialin e shqiptarëve të suksesshëm

Mos i humb

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka marrë pjesë në një diskutim të hapur në Universitetin e Harvardit, në Boston.

“Përfshirja e personave të suksesshëm në lidershipin e shqiptarëve të diasporës dhe një koordinim më i madh mes shtetasve shqiptarë që jetojnë jashte vendit, janë thelbësore për ta shndërruar diasporën në një vlerë të shtuar të Shqipërisë”, është shprehur ai në fjalën e tij.

Ministri shoqërohej nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, dhe u takua me profesorin Ricardo Hausmann, drejtues i Qendrës për Zhvillimin Ndërkombtar (DCI) dhe me studentë shqiptarë që studiojnë në universitetin prestigjoz.

Ministri u prezantoi atyre politikat për diasporën, duke i njohur me hapat institucionalë të ndërmarrë deri më tani dhe planet për të mundësuar një angazhim më të madh të shqiptarëve jashtë vendit në zhvillimet politike dhe ekonomike të Shqipërisë.

“Detyra ime është të mundësoj krijimin e lidhjeve mes shqiptarëvë të diasporës”, u shpreh Ministri, duke i kërkuar studentëve e shqiptarëve të tjerë të pranishëm, të gjejnë mënyrat për tu mbledhur së bashku në aktivitete vjetore.

“Jemi në fazën e ndërtimit dhe jo të gjitha muret janë të dukshme, por kemi hedhur hapa shumë të rëndësishëm drejt përfshirjes më të madhe të diasporës në axhendën politike”, shtoi më tej Ministri. Ai përmendi planet për krijimin e një rrjeti të grave në diasporë. Nga ana e tyre, studentët e talentuar shqiptarë i drejtuan pyetje Majkos lidhur me strategjinë për diasporën, të cilën e vlerësuan si impresionuese. Të rinjtë u interesuan mbi mënyrat për të patur një bashkëpunim sa më të efektshëm. Ministri theksoi nevojën e komunikimit dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, për të shfrytëzuar potencialet e të gjithë shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë jashtë vendit. Në këtë aspekt, z. Majko sugjeroi krijimin e një Këshilli Koordinues. Ministri i Shtetit prezantoi për panelin në Harvardit edhe një video që shpaloste resurset natyrore e njerëzore të Shqipërisë.

Në shenjë mirënjohje për kontributin e komunitetit shqiptar në qytetin e Worcester në Massachusetts , kryebashkiaku i këtij qyteti z. Joseph Petty e nderoi Ministrin e Shtetit për Diasporën me Çelësin e Qytetit. Majko vizitoi të martën qytetin ku jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit