Majmunët shpëtojnë leopardin që ra brenda në pusin e thellë (video)

Mos i humb

Një leopard është shpëtuar nga mbytja pasi ra në një pus 7.6 metra të thellë, falë një grupi majmunësh që alarmuan banorët vendas.

Majmunët vunë re leopardin brenda në një pusi prapa tempulli Sikar, Rajasthan në Indi dhe menjëherë filluan të kërcenin dhe bërtisnin.

Vizitorët në tempull shkuan tek pusi të tërhequr nga sjellja e pazakonte e majmunëve, të cilët e gjetën kafshën në fund të pusit, brenda në ujë.

Rojet e pyllit u thirrën në vendngjarje dhe u nis një mision shpëtimi duke përdorur shkallë.

Pas disa përpjekjeve leopardi arriti që të kapte shkallën dhe e përdori për tu ngjitur lart.

Operacioni i shpëtimit zgjati rreth një orë. Sapo doli nga pusi kafsha vrapoi drejt xhunglës.

Ajo nuk sulmoi asnjë fshatar apo kafshë shtëpiake në fshat./tesheshi.com/

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit