Pasi Fordi lajmëroi më herët këtë vit që planifikon të eliminojë të gjithë linjën e makinave në rajonin e ShBA-ve, është koha të shohim planifikimet e tjera të kësaj kompanie.
“Ford do të sjellë një sërë makinash përgjatë 2019-ës, përfshirë këtu një Explorer, Escape, Mustang GT500, F-Series Super Duty dhe Transit”, shkroi Levine në një cicërimë.
Tani për tani, asnjë detaj nuk është ndarë në lidhje me seritë e sipërpërmendura.
Ford do të mbajë një show para-debutues për të gjitha seritë Explorer javën e ardhshme, në të cilat mund të sjellë më shumë detaje të këtij versioni të makinave.