Malajzia do të prodhojë automjet fluturues për transport publik dhe të mallrave

Mos i humb

Malajzia pritet të fillojë së shpejti prodhimin e një automjeti fluturues i cili do të përdoret ekskluzivisht për nevojat e transportit publik dhe transportit të mallrave.

Ministri për Zhvillimin i Malajzisë, Ridvan Jusuf, tha në një konferencë për mediat në Kuala Lumpur se projekti i vendit të tij për prodhimin e një automjeti fluturues ka hasur në reagime shumë pozitive, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

Ai tha se tashmë ka edhe kompani të interesuara për kryerjen e këtij lloji të transporti, për të shtuar se plani është që automjeti në fjalë të përdoret vetëm në transport publik dhe transportin e mallrave.

Siç bëri të ditur ministri Jusuf, projekti i një automjeti fluturues tashmë është i përpiluar dhe pritet të prezantohet në periudhën e ardhshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit