“Malajzia nuk heq dorë për anulimin e vendimit të Trumpit për Kudsin”

Mos i humb

Zv/kryeministri i Malajzisë, Ahmet Zahid Hamidi lidhur me njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit nga SHBA-të tha se Malajzia nuk do të heqë dorë nga lufta e saj për anulimin e këtij vendimi.

Hamidi mori pjesë në një takim të zhvilluar në lidhje me masat e sigurisë përpara protestës në qytetin e Putra Jaya, ku do të protestohej kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin.

Në një deklaratë pas takimit Hamidi tha se “Malajzia do të veprojë së bashku me vendet e tjera për të anuluar vendimin e SHBA-ve për Kudsin. Malajzia nuk do të heqë dorë nga përpjekjet e saj për të anuluar vendimin”.

Ai theksoi se në protestën që do të mbahet të premten duhet të marrin pjesë të gjithë pavarësisht pikëpamjeve dhe besimeve të ndryshme politike.

“I ftojmë të gjithë në protestë. Çështja e Kudsit nuk është vetëm e muslimanëve. Por, ajo është në interes të të gjitha besimeve abrahamike. Për këtë ne i presim të gjithë në protestë”, tha Hamidi.

Më tej ai bëri të ditur se në protestë do të marrin pjesë anëtarët e 250 organizatave civile dhe të partive politike ndërsa në qytetin Putra Jaya do të nisen autobusë.

Protesta organizohet kundër vendimit për Kudsin dhe pritet të marrin pjesë 10 mijë persona. Në protestë parashikohet që fjalim të mbajë edhe kryeministri i Malajzisë, Nexhip Rezak./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit