“Mali i Zi do të jetë promovuesi më i madh i Maqedonisë në integrimet euroatlantike”

Mos i humb

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska sot në Shkup u takua me ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Pas takimit dy ministrat u adresuan në një konferencë të përbashkët për media me ç’rast porositën se Republika e Maqedonisë dhe Malit të Zi kanë bashkëpunim të shkëlqyer në pjesën e mbrojtjes dhe se Mali i Zi do të jetë promovuesi më i madh i Maqedonisë në integrimet euroatlantike.

Ministrja Shekerinska homologut të tij malazez i uroi anëtarësimin e vendit të tij në NATO, duke theksuar se Maqedonia është e kënaqur që në këtë mënyrë si shtet ka mundësi të sheh se politika e dyerve të hapura vazhdon.

“Mali i Zi kërkoi anëtarësim në NATO pas Maqedonisë, por edhe përkundër të gjitha vështirësive ia arriti qëllimit të tij strategjik. Ky është inspirim edhe për të gjithë ne, edhe për Maqedonisë si dhe një dëshmi se qëllimi strategjik është me të vërtetë i dëshiruar nga të gjithë, kur jemi të përkushtuar për atë, ai është i arritshëm”, tha Shekerinska.

Ajo theksoi se Maqedonia në fokus të interesave të saj e vë anëtarësimin në NATO dhe në BE duke porositur se përcaktimi i Qeverisë është të sigurojë përmbushje të plotë të kritereve që vendi të bëhet anëtari i 30-të i NATO-s, për shkak të cilës zbaton reforma serioze.

Shekerinska tha se Maqedonia dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral në pjesën e mbrojtjes, veçmas në pjesën e arsimit me ç’rast pjesëtarët e dy armatave kanë mundësi të vizitojnë trajnime të ndryshme dhe të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja. Ajo shtoi se me ministrin malazez biseduan edhe për mundësinë për bashkëpunim në industrinë dedikuese.

Ministri malazez, Dushko Boshkoviq theksoi se Maqedonia dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të thella dhe miqësore.

“Mali i Zi sigurisht se do të jetë promovuesi më i madh i Republikës së Maqedonisë në integrimet euroatlantike, jo vetëm për shkak të asaj se Maqedoninë e kemi një vend mik, por për shkak se mendojmë se kjo është në interesin më të mirë të Malit të Zi. Vetëm rajoni i bashkuar dhe stabil mund të jetë bazë e mirë për rritje ekonomike dhe zhvillim të tërë rajonit që është nevojë e madhe për të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në këtë rajon”, theksoi Boshkoviq.

Ai shprehu bindjen se përvojën të cilën e ka fituar Mali i Zi vitet e kaluara në procesin e anëtarësimit në NATO, mund të ketë dobi të madhe për Maqedoninë dhe theksoi se vizita e sotme është vetëm një pjesë e aktiviteteve për shpërndarjen e këtyre përvojave me kolegët e Maqedonisë.

Ministri malazez i Mbrojtjes shtoi se avancimi i bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Malit të Zi mund të jetë bazë për zhvillimin e tërë rajonit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit