Maliki: Nëse Netanyahu vjen në pushtet, mundësia për bisedime është zero

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Palestinës, Riyad al-Maliki, ka deklaruar se nëse Netanyahu vjen sërish në pushtet, mundësia për rifillimin e bisedimeve është pothuajse zero.

Në selinë e përgjithshme të OKB-së, Maliki iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të AA-së pasi dorëzoi presidencën e radhës vendit latino-amerikan Guyana-s të cilën vendi i tij e kryesonte në grupin e vendeve në zhvillim G77+Kina.

Duke vlerësuar pasigurinë e politikës në Izrael dhe ndikimin e bllokimit për rifllimin e bisedimeve, Maliki akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për “vrasjen e të gjitha shpresave” lidhur me rifillimin e bisedimeve derisa ai është në pushtet.

“Përsa kohë që Netanyahu ndodhet në pushtet ne nuk presim rifillimin e bisedimeve mes Izraelit dhe Palestinës. Ai nuk u beson bisedimeve. Ai i beson vazhdimit të ‘status quo’-së dhe aneksimit të më shumë territoreve palestineze. Nëse nga zgjedhjet del sërish i njëjti rezultat dhe nëse Netanyahu vjen sërish në pushtet, mundësia për rifillimin e bisedimeve me Izraelin është pothuajse zero”, ka thënë Maliki.

Në pyetjen nëse qeveria e Trumpit “po pret apo jo zgjedhjet në Izrael dhe më pas të deklarojë Planin e Paqes në Lindjen e Mesme?”, Maliki është përgjigjur se “Këtë e kanë thënë shumë herë dhe nuk kanë zbatuar atë çfarë kanë thënë. Nuk u besoj atyre (qeverisë Trump). Edhe ju e keni dëgjuar shumë herë të njëjtën fjalë, përse ta besoni? Çfarë ndryshimi ka tani? Dyshoj se mund të ketë një plan”.

Gjithashtu Maliki është përgjigjur me “jo” në pyetjen nëse është takuar apo jo me ndonjë zyrtar amerikan gjatë vizitës së tij në New York.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit