Maloku: Familja do ta bëjë gjumin rehat, vetëm kur të zbardhet e vërteta

Mos i humb

Vajza e gazetarit të ndjerë dhe njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Doruntinë Maloku, në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të babit të saj, tha se familja ka nevojë ta dijë të vërtetën sepse vetëm atëherë mund të flejmë të qetë.

“Në familjet e tyre kemi nevojë ta dimë të vërtetën dhe të flejmë të qetë. Këto 20 vjet kanë qenë shumë të vështira dhe natyrisht torturuese nga ankthi i pritjes së përgjigjeve”, tha Maloku, derisa ka kujtuar ditën kur babain e tyre e kishin vrarë para syve të saj,  dy vëllezërve dhe nënës së tyre.

“Pavarsishtë që ka kaluar 20 vjet nga vdekja e babit neve na duket se ka ndodhur dje. Kur është vrarë babi para syve tanë vëllai ishte 10 vjeçar, ndërsa sot është 30 vjet, vëllai tjetër ishte 11 vjeç ndërsa sot është 31, kurse unë që isha 16 vjeçare që ndërsa tani jam në moshën e  njëjtë të nënës time kur e lan të ve. Ishte dita më e vështirë e jetës time kur para syve tanë ndodhi ajo makabër”, u shpreh Maloku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit