Mandatet/ Zëdhënësja e KE-së: Palët të angazhohen në negociata

Mos i humb

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic ka komentuar nga Brukseli krizën politike në Shqipëri për të cilën thotë se vijon të qëndrojë në fuqi dekalrata e bërë një javë më parë, që opozita dhe mazhoranca të përfshihen në negociata e dialog.

Sa për procesim e vettingut, Kocijancic tha se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur, pasi qëllimi kryesoj i këtij procesi është të kthejë besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Erisa: A mund të nisim me zgjerimin. Shumë po e quajnë pranvera ballkanike serinë e protestave që po regjistrohen në Bosnje, Malin e Zi, në Serbi dhe në Shqipëri. Në Shqipëri ka dy protesta antiqeveritare që kanë përfunduar me dorëheqjen e mandateve nga ana e opozitës. Këto vendime sipas opozitës janë përgjigje për situatën e jashtëzakonshme që është në Shqipëri për shkak të shkeljes së ligjit dhe provat e publikuara për blerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës. A do të angazhohet komisioneri Hahn të negociojë mes qeverisë dhe opozitës ashtu siç bëri edhe në rastin e Maqedonisë së Veriut?

Maja: Ajo që mund të them është se të nënvizoj atë që eurokomisioneri Han dhe zonja Mogherini kanë thënë tashmë. Kur bëhet fjalë tek protestat ata kanë riafirmuar edhe njëherë të drejtën e qytetarëve për të protestuar të lirë por kanë denoncuar çdo retorikë politike per dhune. Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutoht dhe jo bojkotohet. Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë në kundër vendime që qytet kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është ai i deklaruar edhe më herët. Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklarata që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi.

Erisa: Le të flasim pak për reformën në drejtësi, kemi parë që disa gjyqtarë e prokurorë të cilët e kanë kaluar vettingun por nuk e kane justifikuar pasurinë e tyre dhe nuk kanë bërë asgjë për të hetuar korrupsionin. Pyetja ime është se a po sakrifikohet reforma në drejtësi dhe shpejtësia me të cilën ajo po kryhet në dëm të vetë qëllimit dhe vetëm për të përmbushur kushtet për çeljen e negociatave?

Maja: Është e rëndësishme që ka vëzhgues që po ndjekin reformën në drejtësi dhe ata po shohin çdo hap të vettingut për të garantuar proçesin. Nuk ka asnjë të dhënë që shpejtësia e vettingut po dëmton cilësinë e reformës në Drejtësi. Qëllimi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia. Që prej nisjes së procesit, vettingu ka sjellë fakte konkrete në kuadër të procesit kontrollo dhe balanco dhe besoj që kjo tregon se procesi po shkon në drejtimin e duhur.

Erisa: Në Bosnje, Mal i Zi, Shqipëri e Serbi kemi protesta antiqeveritare. Të gjitha këto protesta njësoj po denoncojnë dhunimin e ligjit dhe bazat e të drejtave të njeriut. Media ndërkombëtare si Radio Europa e Lirë ka shkruar se Komisioni Europian akoma po i mbështet këto qeveri edhe pse ato po dhunojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat bazë të njeriut. A mendoni se është koha që të ndryshoni qëndrimin e Komisonit Europian karshi këtyre qeverive?

Maja: Erisa nëse lexon raportet tona ti e shikon që ato janë shumë të balancuara. Ka shpesh paragrafe ku ne jemi shumë kritikë dhe japim rekomandimet tona. Në këtë drejtim raportet janë shumë të qarta. Ndryshe nga ju, unë nuk do t’i krahasoja situatat dhe mendoj se procesi me Ballkanin Perëndimor është me karakteristika të ndryshme por unë nuk do t’i krahasoj situatat ashtu siç bën ti. Është shumë e qartë se angazhimi ynë mbetet i njejtë. Nuk është vetëm raporti ynë por edhe raporti i vitit të kaluar, ku kemi bërë thirrje ndaj qeverive ku kërkohet të zbatohet sundimi i ligjit dhe ky është një mesazh që i kalohet të gjithë partnerëve tanë. Ne flasim edhe me përfaqësues të tjerë në mënyrë që të kemi një panoramë të qartë dhe mendoj se situata nuk është ashtu siç e përshkruan ti.

Gazetari serb: Maja ju thatë se opozita në Shqipëri la parlamentin dhe komisioni thotë që kjo nuk është e mirë për demokracinë. Në Bullgari opozita ka bërë të njëjtën gjë. A mund të thuash të njëjtën gjë edhe për Bullgarinë? 
Maja: Unë kam privilegjin që të flas për politikën e jashtme por nuk e ndjej se jam në situatën për të folur për situatën në Bullgari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit