Mandati i fundit i Merkel; Debate për të ardhmen e koalicioneve në Gjermani

Mos i humb

Angela Merkel e mori më në fund dritën jeshile të krijimit të qeverisë së re. Ky do të jetë mandati i fundit i saj në krye të ekzekutivit, e ndoshta, dhe më i vështiri. Tani sipas opinionistes Ines Pohl, shtrohet çështja se çfarë do të jetë Gjermania në të ardhmen.

Me një shumicë të qartë prej 66%, anëtarët e Partisë Socialdemokrate i thane “Po” aleancës qeverisëse me CDU-në duke i dhënë fund kështu muajsh të tërë paqartësie politike në vend.

Ekzekutivi i ri duhet të jetë gati në fund të Marsit. Parlamenti pritet të mblidhet në datë 14 për ta rizgjedhur Merkel si kancelare, duke i dhënë fund kështu periudhës më të gjatë pa qeveri në historinë gjermane të pasluftës.

Mbijetesa e saj në pushtet gëzoi aleatët brenda dhe jashtë kufijve. Presidenti francez Emmanuel Macron nxitoi ta përshkruante këtë zhvillim si “lajm mjaft të mirë për Europën”. Kryeministri belg Charles Michel përcolli shpresën se fundi i ngërçit 6 mujor politik në Berlin do t’i lejojë Bashkimit Europian përshpejtimin e përpjekjeve për të menaxhuar çështje kyçe si emigracioni, siguria e tregtia.

Për Gjermaninë vetë ndërkohë, kjo është një situate e re. Me hyrjen në Parlament të Partisë Konservatore të djathtë, AfD, epoka e politikave të rehatshme atje, praktikisht mori fund. “Partitë e mëdha po bëhen gjithnjë e më të vogla, të voglat më të mëdha”, thotë Pohl. Dhe me këtë po komplikohet gjithnjë e më shumë gjetja e mazhorancave qeverisëse.

Të dyja partitë popullore i kanë zhgënjyer votuesit e tyre tradicionale kaq shumë, saqë ata tani gjithnjë e më shume po votojnë radikalisht, në skajin e djathtë si edhe atë të majtë. Për opinionisten, muajt e fundit të një debati të vështirë mund të jenë zilja e zgjimit, për të cilën Gjermania ka nevojë, e politikanët duhet t’u japin sërish zgjedhësve ndjesinë, se zëri i tyre dëgjohet.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit