Manjani: Kriza çon në përplasje, Meta të ulë palët në tryezë

Mos i humb

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar ndërhyrjen e Presidentit të Republikës lidhur me situatën politike në vend. përmes një postimi në facebook, Manjani shkruan se kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit, padyshim që ka një rol për të luajtur.

Nuk mund të bëjë sikur nuk sheh e nuk dëgjon.

“Presidenti i Republikës, kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit, padyshim që ka një rol për të luajtur. Nuk mund të bëjë sikur nuk sheh e nuk dëgjon. Qoftë edhe në emër të paanësisë apo mbipalësisë politike. Vendi është në krizë e cila mund të çojë në përplasje. Detyra e çdo Presidenti në këto kushte është thirrja e palëve në dialog. Ndaj Presidenti nuk ka ç’pret më! Duhet të fillojë punën për të ulur palët në tryezë dialogu.” – shkruan Manjani.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit