Maqedoni, arrestohen shtatë persona që kanë luftuar në Siri dhe Irak

Mos i humb

 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, bën të ditur se ka arrestuar të martën shtatë shtetas të Maqedonisë për të cilët ka dyshime të bazuara se janë luftëtarë të huaj terroristë, që kanë marrë pjesë aktive në luftërat në Siri dhe Irak.

Siç thuhet në kumtesën e MPB-së, për shtetasit e arrestuar bashkë me institucionet kompetente të vendit dhe në bashkëpunim me partnerët nga Koalicioni global për luftë kundër terrorizmit dhe Forcat Demokratike Siriane (SDF), ka pasur fletëarrest ndërkombëtar, dhe poashtu kallëzime penale të lëshuara në kuadër të aksioneve policore “Celula 1” (gusht 2015) dhe “Celula 2” (korrik 2016).

“Në kuadër të koalicionit global për luftë kundër terrorizmit, Republika e Maqedonisë vazhdon me aktivitetet e vazhdueshme në drejtim të zbulimit, identifikimit, neutralizimit dhe ndjekjes penale të luftëtarëve të huaj terroristë. Republika e Maqedonisë si një nga vendet që ka përqafuar rezolutat 2178 (2014) dhe 2396 (2017) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mori obligime për ndjekjen penale të shtetasve të saj të cilët si luftëtarë të huaj terroristë kanë marrë pjesë në rajonet e krizave në Siri dhe Irak, si dhe për kthimin e tyre në vendin amë, duke e respektuar të drejtën vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, thekson MPB.

Ky aksion, thuhet më tej paraqet edhe një tregues se institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë kapacitet dhe kredibilitet për t’u përballur me sfidat aktuale të sigurisë, dhe janë partner serioz në Koalicionin global për luftë kundër terrorizmit.

Turqia ka paralajmëruar se Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë dega siriane e organizatës terroriste PKK, kurse SHBA konsideron se SDF është një partner i besuar në luftën kundër DEASH-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit