Maqedoni e Veriut, 101 raste të reja dhe 4 të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 raste të reja me COVID-19, me çka numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 2.492.

Gjithashtu në këtë periudhë kanë humbur jetën 4 persona, duke e çuar numrin e vdekjeve në 145.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 10 pacientë të tjerë nga koronavirusi, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, numri i pacientëve të shëruar arrin në 1.605.

Sipas të dhënave të ministrisë, në Maqedoninë e Veriut janë 742 raste aktive me COVID-19.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer gjithsej 32.161 teste për COVID-19, përfshirë 974 në 24 orët e fundit.

Zyrtarët e vendit më parë njoftuan se kulmi i rasteve me COVID-19, do të arrinte shifrën midis 2.000 dhe 2.500.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit