Maqedoni e Veriut, konfirmohen 12 raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se në vend janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i të prekurve me COVID-19 arrin në 148.

Në njoftimin e publikuar nga ministria thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar edhe 12 raste të reja me COVID-19.

Sipas vendbanimit të përhershëm, raste të reja të COVID-19 janë regjistruar, në Shkup dhe Kumanovë.

Më parë raste me COVID-19 ishte njoftuar të ketë edhe në qytetet Dibër, Shtip, Kavadar, Ohër dhe Gostivar.

“Kjo e çon në 148 numrin e pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 deri në orën 12:00 sot, prej të cilëve një e shëruar dhe dy pacientë që kanë humbur jetën”, thuhet nga ministria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit