Maqedoni e Veriut, konfirmohet vdekja e dytë nga koronavirusi

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar rastin e dytë të vdekjes nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend, (AA).

Ministria njoftoi se një pacient me koronavirus mbrëmë ka vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile në Shkup.

“Bëhet fjalë për një 63-vjeçar nga Dibra që pësoi një përkeqësim të shpejtë të gjendjes shëndetësore. Pacienti u shtrua në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile më 17 Mars, pa temperaturë të rritur, por u zbulua se ishte i varur nga oksigjeni. Mbrëmë gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u vendos në një aparat për frymëmarrje, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Ky ishte rasti i dytë i vdekjes nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut vend pasi dje u njoftua për vdekjen e një gruaje 57-vjeçare nga Kumanova.

Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja të koronavirusit, edhe atë 15 në qytetin e Shkupit, katër në Dibër, dy në Kumanovë dhe një në Ohër.

Me këto, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është rritur në 136, prej të cilëve një paciente është shëruar dhe dy kanë vdekur.

Kujtojmë se nga mbrëmë, me vendim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ka hyrë në fuqi ora policore në të gjithë territorin e vendit nga ora 21:00 deri në ora 06:00.

Më 18 mars, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, me qëllim lehtësimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit