Maqedoni e Veriut, nga e mërkura zgjatet ora policore

Mos i humb

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Komisionit për sëmundje infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të përgjithshëm të krizave, miratoi vendim për ndalesën e lëvizjes së qytetarëve në mbarë territorin e vendit, gjegjësisht zgjatjen e orës policore për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Sipas njoftimit qeveritar, janë ndërmarrë kufizime shtesë të lëvizjes për qytetarët e territorit të mbarë shtetit, gjatë ditëve të punës dhe fundjavës, duke filluar nga e mërkura, 8 prill nga ora 16:00.

“Ndalohet lëvizja për të gjithë qytetarët në nivel të mbarë territorit, çdo ditë, nga e hëna deri të premten, nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Theksohet se personave mbi 67 vjeç u ndalohet lëvizja gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, përveç periudhës prej orës 10:00 deri në ora 12:00, ndërsa për të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare ndalohet lëvizja gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, përveç në periudhën prej ora 13:00 deri në ora 15:00.

“Gjatë fundjavës ndalohet lëvizja për të gjithë qytetarët nga e premtja në ora 16:00 deri në ora 05:00 të hënën”, shtohet në këtë kumtesë.

Këto kufizime hyjnë në fuqi nga e mërkura, 8 prill të vitit 2020 në ora 16:00.

“Për aktivitetet bujqësore, lejohet lëvizja në kuadër të territorit të fshatit, vetëm për nevoja pune. Barnatoret do të punojnë pa ndërprerë ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të përpilojë plan për punë të pandërprerë të institucioneve shëndetësore”, thesohet më tej në njoftim.

Më tej thuhet se përjashtime nga ndalesa vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësorë, marketet dhe restorantet që kryejnë dërgimin e prodhimit, me ç’rast ata angazhimet e tyre do t’i realizojnë pa ndërprerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit