Maqedoni e Veriut, rritet në 4 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Mos i humb

Kurti uron Fitër Bajramin në veçanti për mërgimtarët që nuk patën mundësi të vijnë sivjet në shtëpitë e tyre

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajramit.

Tërnava bën thirrje të shmangen vizitat familjare gjatë Fitër Bajramit

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Naim Tërnava, u është drejtuar qytetarëve një ditë para shënimit...

Vetëm 4 muaj në detyrë, jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës

Kreu i kadastrës së Vlorës,  Bilbil Aliaj ka kërkuar dorëheqjen nga ky post, ku qëndronte prej katër muajsh. Aliaj...

Zbardhet plagosja e të riut në Kavajë, arrestohet autori kryesor.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 29-...

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi vdekjen e 4 si pasojë e koronavirusit (Covid-19) në vend.

“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një paciente e moshës 66-vjeçare nga rrethi i Strugës. Ajo dhe bashkëshorti i saj u diagnostikuan dje me koronavirus. Pacientja kishte sëmundje të zemrës, sëmundje kronike pulmonare dhe presion të lartë të gjakut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. 

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu informon se 22 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në vend. Sipas qyteteve: Shkupi (9), Kumanova (3), Struga (3), Tetova (2), Dibra (2), Prilepi (2), Manastiri (1). Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 është rritur në 241 persona deri në orën 12:00 sot.

“Sipas vendbanimit, deri më tani raste me Covid-19 janë regjistruar në: Shkup – 143, Dibër – 45 prej të cilëve 2 kanë vdekur, Kumanovë – 20 nga të cilët 1 i vdekur, Shtip – 8, Prilep – 8, Tetovë – 4, Ohër – 3, Veles – 3, Strugë – 3 nga të cilët 1 i vdekur, Kavadar – 2, Gostivar – 1 dhe Manastir – 1”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Shëndetësisë tha se dje është testuar stafi i Klinikës së Kardiologjisë, ku të gjitha testet janë negative për Covid-19.

Kujtojmë se nga 22 marsi, me vendim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në të gjithë territorin e vendit nga ora 21:00 deri në orën 05:00 është shpallur orë policore.

Po ashtu Qeveria miratoi një vendim për ndryshimin dhe ndalimin e lëvizjes në të gjithë territorin e vendit gjatë fundjavave. Vendimi i referohet ndalimit gjatë ditëve të fundjavës, gjegjësisht së shtunën dhe të dielën, nga ora 16:00 -deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski më 18 mars shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit me qëllim lehtësimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rusi, rritet mbi 370 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit...

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për shtetasit e Serbisë është politik

Ai para gazetarëve tha se Serbia nuk do të marrë vendim për ndalimin e shtetasve malazezë në kufijtë e tyre.

Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12...

Japonia ka përgatitur pakon më të madhe të stimujve ekonomikë në botë

Sipas mediave japoneze, buxheti shtesë rekord u miratua nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë...

Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 622 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa Instituti për shëndet...