Maqedoni e Veriut, rritet në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Mos i humb

Franca raporton 92 vdekje të reja nga COVID-19

Në javën e tretë të izolimit të vendit, sot u regjistruan gjithsej 92 vdekje, një më pak se dje. Numri i përgjithshëm...

​Mali i Zi, 14 vjet nga shpallja e pavarësisë

Sot mbushen 14 vjet nga përfundimi zyrtar i funksionimit të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi. Më 21 maj...

Pritet sot miratimi i ligjit për kriptovalutat në Kuvend, paralajmërohet rreziku i pastrimit të parave

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë në seancën plenare të së enjtes “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të...

​FMN: Sektori bankar nën presion deri në vitin 2025

Sektori bankar global do të mbetet nën presion deri në vitin 2025, madje edhe kur ekonomia globale të fillojë që të rikuperohet...

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se Klinikën për sëmundje infektive nga koronavirusi i ri (Covid-19) kanë vdekur edhe 2 persona, me çka numri i të vdekurve është rritur në 6.

  “Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, për fat të keq vdiqën dy persona. Një pacient i moshës 91-vjeçare, i cili ishte shtruar në spital për 8 ditë dhe një pacient i moshës 31-vjeçare pasqyra klinike e të cilit ishte e rëndë”, tha ministri Filipçe në konferencën e sotme për media duke shprehur ngushëllime për familjet e të vdekurve. 

Ministri Filipçe theksoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 16 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar në vend në 257.

Ai tha se 3 pacientë nga Shkupi dhe Kumanova janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup dhe se në këtë moment janë shtruar në spital 49 pacientë, nga të cilët 7 janë me një pasqyrë më të rëndë klinike.

Sipas tij, në 2-3 ditët e ardhshme është e mundur që 7 pacientë të cilët janë kuruar mund të lëshohen në shtëpi, tek të cilët testi për Covid-19 ishte negativ.

“Dy prej pacientëve në Klinikën e Shkupit tashmë kanë një test të dytë negativ ndërsa për 5 të tjerë testi i dytë është planifikuar për nesër, në mënyrë që për një periudhë prej 2 deri në 3 ditë potencialisht 7 pacientë të mund të trajtohen në shtëpi”, tha Filipçe.

Duke iu referuar pandemisë që ka prekur gjithë botën, ministri gjithashtu u dërgoi një mesazh qytetarëve.

“Ne po hyjmë në muajin e dytë në luftën kundër kësaj pandemie, e cila ka ndryshuar plotësisht jetën, solli frikë dhe pasiguri për të gjithë. Para nesh është periudha më e vështirë, periudha në të cilën numri i të prekurve do të rritet, do të rritet edhe në botë dhe tek ne. Para nesh është një periudhë ku për fat të keq do të rritet edhe numri i vdekjeve. Për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm”, tha ai. 

Duke theksuar se një i ri ndërroi jetë sot, ministri tha se virusi është kërcënim serioz dhe se të gjithë qytetarët duhet të sillen me kujdes dhe përgjegjësi.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rusi, rritet mbi 370 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit...

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për shtetasit e Serbisë është politik

Ai para gazetarëve tha se Serbia nuk do të marrë vendim për ndalimin e shtetasve malazezë në kufijtë e tyre.

Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12...

Japonia ka përgatitur pakon më të madhe të stimujve ekonomikë në botë

Sipas mediave japoneze, buxheti shtesë rekord u miratua nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë...

Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 622 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa Instituti për shëndet...