Maqedoni e Veriut, shkon në mbi 12.000 numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 141 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 12.083 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu është raportuar 1 rast i ri i vdekjes nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 529.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 8.248, prej të cilëve 161 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.306.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 117.475 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.885 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit