Ballina Ballkani Maqedoni, mblidhet sot Kuvendi për miratimin e ligjit të gjuhëve

Maqedoni, mblidhet sot Kuvendi për miratimin e ligjit të gjuhëve

24
0

Sot në ora 13:00 është parshkuar vazhdimi i seancës së 32-të të Kuvendit të Maqedonisë, ku në rend dite është Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin ligj përfiton gjuha shqipe.

Siç është raportuar deri tani, OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar mbi 35 mijë amandamente, duke tentuar kështu që të bllokoj miratimin e këtij ligji, i cili njëherë është miratuar, por kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov nuk e ka dekretuar, me arsyetime të ngjashme si ato të OBRM-PDUKM-së.

Kjo parti politike ka paralajmëruar pjesëmarrje në këtë seancë, ndërkaq nuk dihet se si do të procedohet çështja, pra nuk dihet nëse amandamentet do të merren parasysh, apo nuk do të ketë diskutim, ose do të bëhet diçka tjetër qe te kalohet ky ngerç i krijuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here