Maqedoni, rritje e kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të punës së policisë

Mos i humb

Reformat në Ministrinë e Punëve të Brendshme zbatohen në pajtim me rekomandimet e grupit të ekspertëve të Reinhard Priebe. Qeveria e Maqedonisë dje e miratoi pakon policore të ligjeve që kanë të bëjnë me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për punë të brendshme, si dhe të Ligjit për polici, informojnë nga MPB-ja.

Mbikëqyrja e punës së nëpunësve policor është një prej bazave në këto ndryshime dhe siç thonë nga MPB-ja, bëhet fjalë për projekt, në të cilin është punuar së bashku me Këshillin e Evropës dhe Avokatin e Popullit. Për reformat e punës së policisë janë paraparë edhe ndryshime të ligjeve për Prokurorinë publike dhe për Avokatin e Popullit.

Përveç kontrollit të brendshëm, i cili do të përforcohet në lidhje me nivelin e punës profesionale dhe ligjore, është paraparë edhe kontroll i jashtëm i MPB-së. Do të formohet ombudsman policor, i cili do të ketë zyrë të veçantë te Avokati i Popullit. Është paraparë edhe formim i Këshillit, të përbërë nga organizatat joqeveritare, të cilat do të bëjnë rotacion dhe gjithashtu do të përfshihen në mbikëqyrjen e punës së policisë.

Njëkohësisht, siç informojnë nga MPB-ja në Prokurorinë publike për krim të organizuar do të formohet sektor i veçantë, i cili do ta ndjekë vetëm punën e policisë. Sektori do të punojë sipas paraqitjeve, të cilat kanë të bëjnë me punën e paligjshme të policisë, ndërsa do të ketë edhe ekip të veçantë hetuesish për këtë problematikë. Në ndryshimet e Ligjit për policinë parashihet rishqyrtim i dispozitës së nenit 81, me të cilën rregullohen aspektet konkrete në kuadër të përdorimit të mjeteve për detyrim nga ana e nëpunësve policorë.

Sipas burimeve të MPB-së, rritja e numrit të bastisjeve nga ana e policisë gjatë periudhës së fundit është pjesë e masave të rregullta për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ku janë bërë analiza dhe gabimet e evidentuara në sjelljen e nëpunësve policorë janë korrigjuar./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit