Maqedonia dhe Kosova me marrëveshje për njohje të patentë shoferëve

Mos i humb

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, nënshkruan marrëveshjen për njohjen reciproke të patentë- shoferëve.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa priti në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në mes dy vendeve sa i përket sigurisë së dy vendeve.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe veçanërisht u diskutua për Protokollin ndërmjet dy vendeve për kryerje të kontrollit kufitar në trafikun hekurudhor (Hani i Elezit/Bllacë).

Në kuadër të këtij takimi MPB e Kosovës dhe MPB e Maqedonisë, nënshkruan marrëveshjen për njohjen reciproke të patentë- shoferëve, njofton MPB e Kosovës. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa dhe homologu i tij nga Maqedonia, Oliver Spasovski.

Në këtë ceremoni, gjithashtu u nënshkrua Memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

Me këtë rast, ministri Mustafa theksoi se ky bashkëpunim duhet të shihet jo vetëm në të mirën e dy shteteve por edhe të sigurisë së përgjithshme të gjithë rajonit.

“Ka disa segmente ku ministritë tona të brendshme mund të bëjnë më shumë për qytetarët tanë, pikërisht me anë të marrëveshjeve dhe memorandumeve, si ato që i nënshkruam sot”, tha ministri Mustafa.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Spasovski tha se ky është një akt shumë i rëndësishëm, nga i cili dobi më të madhe do të kenë qytetarët e dy shteteve. “Ky proces ka filluar shumë kohë përpara dhe do të vazhdojë me kapitull të ri. Është një akt që do t’iu sjellë lehtësira më të mëdha qytetarëve të të dy shteteve. Gjatë realizimit të kësaj të drejte besojmë se ky hap do të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona”, tha Spasovski.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit