Maqedonia e Veriut shpall gjendje të re të jashtëzakonshme për shkak të COVID-19

Mos i humb

SHBA sanksionon zyrtarë kinezë për “abuzim” të myslimanëve

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër politikanëve kinezë, që, sipas tyre, janë përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut të pakicave...

Zvicra zë vendin e parë më inovativ në kontinentin evropian

Sistemet tërheqëse të kërkimit, burimet njerëzore dhe investimet e forta, janë përmasat më të forta të inovacionit, që për këto Zvicra zë...

Konferenca e Rektorëve kërkon nga Kuvendi, Qeveria dhe opozita të bëhen bashkë si në kohën e pavarësisë

Rektorët e universiteteve publike në Kosovë kanë kërkuar unifikim të partive politike, në pozitë dhe opozitë, për t’u ballafaquar me problemet me...

Kosovë: ​119 raste të reja me Covid-19, 92 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë testuar 420 mostra, 119 kanë rezultuar pozitive. Total 5237 raste. Ndërsa janë 112 raste të vdekjes,...

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njoftoi se ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së re të jashtëzakonshme në territorin e të gjithë vendit, që do të zgjasë tetë ditë duke filluar nga sot.

“Mora një vendim të ri për të përcaktuar ekzistencën e një gjendjeje të jashtëzakonshme në territorin e të gjithë vendit.

Vendimi është marrë në bazë të nenit 125 dhe nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas propozimit të paraqitur nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjat tetë ditë, duke filluar nga 15 qershori i vitit 2020″, shkroi presidenti Pendarovski në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Në njoftim, Pendarovski thotë se ”partitë politike kanë arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020”.

“Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ka për qëllim të bëjë të mundur përgatitjen pa pengesa të zgjedhjeve dhe veçanërisht zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, në mes të një pandemie të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Gjendja e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej tetë ditësh do të lejojë që procesi zgjedhor të vazhdojë i pandërprerë”, theksoi Pendarovski.

Siç thuhet në njoftimin e Kabinetit të Presidentit, pas marrëveshjes së arritur politike, është e nevojshme që institucionet të ndërmarrin të gjitha veprimet në kohë sipas kompetencave të tyre, në mënyrë që të bëhen përgatitje cilësore dhe të plota për procesin zgjedhor.

“Pres që ditët e gjendjes së jashtëzakonshme të përdoren vetëm për t’u miratuar vendimet dhe protokollet e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, me theks në masat e mbrojtjes së shëndetit publik”, tha Pendarovski.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Gjermani janë regjistruar 534 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave nga autoritetet gjermane, shifra e infektimeve ka kaluar numrin 200 mijë. Ndonëse është në mesin e...

Xhamia e Madhe në Kordobë me vite e hapur vetëm për ritet fetare katolike

Xhamia e Madhe e Kordobës, e ndërtuar nga viti 785 deri në 987, ishte xhamia më e madhe në Spanjë dhe një...

Zëdhënësja e KE: Thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero i është bashkuar partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që bëjnë thirrje për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes...

Meta: Ka muaj që në veshët e mi kumbon thirrja e 2 marsit “shpërndaje Kuvendin!”

“Kam që në 2 mars që në veshët e mi kumbon thirrja e popullit “shpërndaje Kuvendin!”- kështu u shpreh Presidenti Meta në...

Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun në Bruksel

Në Bruksel vazhdon sot dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Është ky takimi i parë i...