Maqedonia neglizhon autostradën që e lidh me Kosovën

Mos i humb

Tenderi për fazën e parë të autostradës Shkup – Bllacë nuk është hapur nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, pasi që ende është duke u punuar në projekt dokumentacionin.

Siç njoftoi përgjegjësi i sektorit për investime në Rrugët Shtetërore, Zoran Sllamkov projekt dokumentacioni pritet të përfundojë për dy javë.

“Në procedurë është punimi i projekt dokumentacionit. Tash është ka fundi, por punohet. Besoj se për dy javë duhet të përfundojë. Kur do ta fitojmë projektin, atëherë do ta publikojmë tenderin”, tha për Portalb.mk, Sllamkov.

Përndryshe, gjatë nisjes zyrtare të punimeve të autostradës Shkup – Bllacë u tha se në muajin shkurt duhet të hapet tenderi për fazën e parë. Do të fillojë nga kufiri Bllacë – Hani i Elezit dhe do të jetë e gjatë 2 kilometra. Punimet në terren për këtë fazë do të zgjatin 18 muaj.

Faza e dytë – Do të fillojë nga Bllaca deri në Shkup, do të jetë i gjatë 10.5 kilometra, ndërkaq projektimi pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2019. Tenderi do të hapet në fillim të vitit 2020. Do të ketë 4 tunele në gjatësi prej 4 kilometra, 8 ura dhe objekte të tjera. Do të jetë në dy drejtime, me nga dy korsi me gjatësi prej 3 metra, dhe një korsi për ndalesë me gjerësi prej 2.5 metra. Punimet për këtë fazë do të zgjatin 36 muaj.

Autostrada do të jetë me gjatësi prej 12.5 kilometra, do të kushtojë 110 milionë euro, do të ketë 4 tunele, 8 ura, ndërkaq pritet të përfundojë për 54 muaj – 4.5 vjet. U paralajmërua edhe vendosja pikëpagesave rrugore.

Paralajmërimi për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë në dy faza dhe në kohëzgjatje prej 54 muaj ka ngjallur reagime të shumta në opinion. Qytetarët në mënyrë ironike komentuan se me kazmë do ta ndërtonin më shpejtë, e kurse sipërmarrësit thonë se kjo do ta ulte fitimin dhe do të rriste shpenzimet e ndërmarrjeve që gravitojnë në zonën ekonomike të Vizbegut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit