Maqedonia pret ftesen për anëtarësim në NATO gjatë samitit të kësaj jave

Mos i humb

 

 

Këtë javë në Bruksel duhet të mbahet samiti i NATO-s në të cilin Maqedonia pret të merr ftesën për anëtarësim në aleancë. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, sot së bashku me koordinatorit kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, do të mbajnë konferencë para mbajtjes së samitit.

Pas marrjes së ftesës nga NATO, Maqedonia pret të ulet në tavolinë me vendet tjera dhe procesi i anëtarësimit të zgjasë jo më shumë se gjashtë muaj.
Sheqerinska në një intervistë për REL, tha se pret që të mos paraqiten probleme shtesë në procesin e anëtarësimit.

Ajo nuk precizoi nëse planifikohen masa konkrete kundër presidentit Gjorge Ivanov, i cili po refuzon ta nënshkruajë dekretin për Ligjin e ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë.

Nga ana tjetër sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takim me kryeministrin Zoran Zaev që e pati në fund të qershorit tha se në samitin e 11 dhe 12 korrikut, Maqedonia zyrtarisht do ta merr ftesën për në NATO.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit