Maqedoninë e Veriut ka regjistruar 6 viktima dhe 205 raste të reja me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 6 viktima dhe 205 raste të reja infeksioni Covid.

Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Dibra dhe dy nga Tetova.

Me këto shifra, numri total i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 368  kurse numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 7777 raste.

Po sipas autoriteteve, numri i të shëruarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut sot arriti në 366, për një total prej 3990 personash.

Për momentin në territorin e Maqedonisë së Veriut janë 3493 raste aktive me Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit