Marketet e Këshilltarit të Kryeministrit plot me produkte serbe

Mos i humb

Me shumë ‘ngulm’, kryeministri Ramush Haradinaj po e mbron taksën 100 për qind të vendosur për produktet që futen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja.

Pavarësisht shumë presioneve nga ndërkombëtar, Haradinaj nuk e ka tërhequr këtë vendim, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, siç duket njerëz të afërt me kryeministrin nuk po e respektojnë këtë vendim.

Në marketin “MAXI” të këshilltarit të Haradinajt, Gazmend Abrashi raftet janë plot me produkte serbe.

Pesë muaj prej që është vënë taksa 100 për qind, produktet nga Serbia nuk mungojnë në marketin e këshilltarit të Kryeministrit.

Në një kronikë të realizuar nga Gazeta inFokus, shihet se përkundër që taksa ka pesë muaj që është vënë, produkteve nga Serbia nuk u janë ndryshuar çmimet.

Pesë muaj prej që është vënë taksa 100 për qind, produktet nga Serbia nuk mungojnë në marketin e këshilltarit të Kryeministrit.

Për më shumë ndiqni kronikën e plotë:

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit