Ballina Bota Marok, kërkohet heqja e frengjishtes nga dokumentet

Marok, kërkohet heqja e frengjishtes nga dokumentet

24
0

Kreu i Shoqatës së Avokatëve të Marokut me seli në Rabat, u bëri thirrje avokatëve të vendit, të refuzojnë përdorimin e gjuhës frënge në të gjitha dokumentet e shkruara në gjykata.

Në një letër të dërguar të hënën, Mohamed Berko u kërkon avokatëve marokenë, që të gjitha dokumentet e shkruara në frengjisht, fillimisht të përkthehen në gjuhën arabe, që është gjuha zyrtare e Marokut, në mënyrë të jenë të pranueshme nga gjykata.

“Kjo ka të bëjë me një kundërpërgjigje të vendimit të gjykatës së Apelit e cila në janar konfirmoi paligjshmërinë e përdorimit të frengjishtes në administratën e Marokut”, thuhet në letër.

Ndërsa kushtetuta marokene thotë se arabishtja është gjuha zyrtare e Marokut (krahas gjuhës së Berberëve amazig), gjuha frengjishte zakonisht përdoret për të shumtën e transaksioneve fianciare dhe në dokumentet e shkruara administrative.

Maroku fitoi pavarësinë e tij politike në vitin 1956, pas një pushtimi 44 vjeçar nga Franca./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here