Maroku pas 34 vitesh sërish pranohet në Unionin Afrikan të Telekomunikacionit

Mos i humb

Maroku, pas një pauze 34 vjeçare, është bërë vend anëtar i Unionit Afrikan të Telekomunikacionit (ATU).

Kthimi i Marokut në ATU u njoftua gjatë një konference të përfaqësuesve të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, e cila u mbajt në Nairobi, kryeqytetin e Kenias.

Agjencia marokene e lajmeve MAP ka njoftuar se ATU ka pranuar kërkesën e vendit për t’u kthyer në Union.

Maroku braktisi ATU-në në vitin 1984, pasi në Union u pranua Fronti kombëtar për çlirim Saga el-Amre dhe Rio de Oro (Front Polisario).

Fronti Polisario është një lëvizje që lufton për njohje ndërkombëtare dhe pavarësi të Saharës Perëndimore të Marokut. Që nga viti 1979, Kombet e Bashkuara e kanë njohur Polisariun si përfaqësues të popullit të Saharës Perëndimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit