Marrëdhëniet Kosovë – Mali i Zi shënojnë përparim

84
0

Përfaqësues të ministrive të jashtme të Kosovës e të Malit të Zi janë takuar në Podgoricë për të diskutuar çështje nga fusha e bashkëpunimit ekonomik e politik midis dy vendeve.

Bëhet e ditur se delegacioni i Ministrisë së Jashtme të Kosovës udhëhiqej nga drejtori i përgjithshëm, Albert Prenkaj, ndërsa palën malazeze Ivan Lekoviq, drejtor i Përgjithshëm i Bilaterales. Bëhet fjalë për një takim të rregullt pune, konsultë politike.

Takimi u zhvillua në Podgoricë, ndërsa temat që u trajtuan kanë përfshirë marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, vlerësimin e gjendjes në lëmin e raporteve kontraktuale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në kuadër të integrimeve në NATO dhe BE dhe bashkëpunimin multilateral dhe rajonal.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, janë shumë të mira dhe që nga konsulta e kaluar kanë shënuar progres, që mund të vërehet përmes kontakteve të shumta e të rregullta, vizitave të drejtuesve më të lartë shtetëror si dhe mbështetje reciproke.

Në takim është konfirmuar gatishmëria dhe interesimi i ministrit të jashtëm të Malit të Zi, Darmanoviq për vizitë zyrtare në Prishtinë, gjatë gjysmës së parë të muajit mars, thuhet në komunikatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here