“Marrëdhëniet me fqinjët kusht për anëtarësim në BE”

Mos i humb

Në organizim të Institutit për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme (IHGJPJ) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në Shkup po mbahet një tryezë e rrumbullakët e shoqëruar me debat mbi temën: Ballkani Perëndimor në BE, Perspektivat për Marrëdhënie të mira Fqinjësore në të cilën po marin pjesë diplomatë të vendit dhe nga jashtë si dhe përfaques të qeverive dhe organizatave të ndyshme nga shtetet anëtare në BE.

Drejtori i IHGJPJ-së, Abdylkadër Mehmeti, në hapje të debatit, tha se qëllimi i tij është të diskutohet për Procesin e Berlinit i cili solli në binarë të drejtë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ai tha më tej se në veçanti do të diskutohet për integrimin europian dhe marrëdhëniet e mira fqinjëesore, më konkretisht se cili postullat nga këto të dy, do të duhet të përmbushet i pari.

Me fjalimin e saj, diplomatëve të huaj dhe vendor, i’u drejtua zëvendës ministrja e Maqedonisë për Punë të Jashtme, Arta Toçi, e cila tha se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore paraqesin themelin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ajo tha se Maqedonia mbetet e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve me shtetet e rajonit gjë të cilën e ka dëshmuar së fundmi me nënshkrimin e marrëveshjes për mirëkuptim, fqinjësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë ishte shembull për rajonin.

Toçi u ndal edhe tek marrëdhëniet me Greqinë.

“Marrëdhëniet politike me Greqinë shënojnë një përparim të madh, ndërsa përmes masave për ndërtimin e besimit është krijuar një klimë pozitive në raportet tona. Kemi takime të shpeshta me homologët tanë dhe ato realizohen në të gjitha nivelet”, tha Toçi e cila kërkoi hapa të ndërsjella për të zgjidhur problemin me emrin.

Para debatit, me një deklaratë për mediat, u prononcua Florent Marciak nga qendra austriake për rivendosje të marrëdhënjeve miqësore me seli në Vjenë. Ai foli për atmosferën e mirë që ekziston në BE për zgjerim me shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke marrë për shembull deklaratën e komisionerit Hahn.

Marciak tha se vet Procesi i Berlinit ktheu Ballkanin në axhendën e BE-së, për të shtuar se akoma ka paqartësi rreth kësaj, në veçanti nga mundësia e bllokimit që një vend mund ta hasë nga një shtet anëtar i BE-së. Ai rekomandoi preces të përbashkët të shteteve në mënyrë që të lobohet më fort në BE, dhe si rrjedhojë të përfitojë Maqedonia.

“Emri është një problem në vete sepse ekziston një asimetri e madhe në negociata për këtë çështje. Atë që mund ta sugjeroj për të zbutur këtë asimetri është një qasje më e balancuar në negociata, duke e zbatuar qasjen e përbashkët, sepse një shtet anëtar nëse dëshiron të bllokojë një shtet të caktuar, atëherë do të bllokojë tërë grupin e shteteve kandidate për në BE”, tha ai.

Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore në Evropë paraqesin bazë për bashkëpunim rajonal dhe integrime në BE. Në kontekst të Procesit të Berlinit “Deklarata e Vjenës” mbi marrëdhëniet dypalëshe e nënshkruar në vitin 2015 paraqet një derë të re për të tejkaluar pengesat afatgjate në rajon dhe të parandaloje bllokimin në të ardhmen./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit