“Marrëdhëniet ndërparlamentare Turqi-Kore e Jugut të një dobie të madhe”

Mos i humb

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili gjendet për vizitë zyrtarë në Korenë e Jugut, u takua me kryetarin e Kuvendit Kombëtar të këtij vendi, Chung Sye-kyun.

“Dua të shprehem se jam tejet i lumtur që gjendem me ju në këtë ndërtesë të mrekullueshme të parlamentit”, tha Erdoğan, duke vënë theksin mbi marrëdhëniet e forta midis Koresë së Jugut dhe Turqisë.

Erdoğan dhe delegacioni shoqërues më herët zhvilluan takim me presidentin jugkorean, Moon Jae-in.

Presidenti turk theksoi se katër marrëveshje janë nënshkruar mes dy vendeve dhe shtoi se palët janë fokusuar mbi atë se çfarë mund të bëhet në periudhën në vijim në fusha si industria e mbrojtjes dhe fusha të tjera.

Ai rikujtoi se dy vendet kanë ngritur takimet në nivel të Partneritetit Strategjik në vitin 2012, duke shtuar se qëllimi i dy vendeve është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën politike, ekonomike, tregtare, shkencore, teknologjike dhe kulturore.

“Besoj se intensifikimi i marrëdhënieve dhe kontakteve ndërparlamentare do të jenë të një dobie të madhe. Do të ishim të lumtur t’ju mirëpresim në vendin tonë si i ftuar i kryeparlamentarit tonë”, tha presidenti turk.

“Vëllimi prej shtatë miliardë dollarëve midis vendeve tona, që në periudhën në vijim synojnë të hyjnë në mesin e dhjetë ekonomive më të mëdha në botë, është mbrapa potencialit që dëshirojmë. Është e një dobie të madhe që sa më parë të nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë së Lirë”, shtoi Erdoğan.

Ai tha se Koreja e Jugut ka marrë pjesë në mega projekte të shumta në Turqi.

“I fundit prej këtyre është ura e varur më e gjatë në botë, Ura Çanakkale 1915. Jemi gëzuar nga fakti që keni marrë pjesë këtu. Tani është Projekti i Kanalit të Stambollit. Është krenari i veçanët për ne që Koreja merr pjesë brenda këtij projekti”, deklaroi Erdoğan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit