Marrëdhëniet Shqipëri – Sllovaki janë miqësore

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta është takuar me ministrin e Jashtëm në detyrë të Sllovakisë, Ivan Korcok, ku u bisedua për marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe nënvizoi se, kremtimi i 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, na gjen me një bilanc bashkëpunimi pozitiv e në rritje.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Sllovakia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Duke iu referuar përmbushjes së pesë prioriteteve kyçe, Presidenti Meta shprehu besimin se Sllovakia do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu interesin e qëndrueshëm dhe në rritje të Sllovakisë për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Forcimi i fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal lehtëson perspektivën evropian të secilit vend të rajonit – nënvizoi Presidenti Meta. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit