Marrëveshja Kosovë – Serbi, qindra mijëra milje larg!

Mos i humb

“Serbia dhe Kosova janë larg marrëveshjes qindra mijëra milje”.

Kështu ka thënë sot në Munih presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Ai ka shtuar se “shqiptarët e Kosovës po simulojnë një realitet i cili nuk ekziston, ndërsa një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare shtiret të mos e shohë”.

“Askush nuk është krejt i sinqertë”, citon tanjug të ketë thënë Vuçiç.

Ai ka theksuar se nuk është zhgënjyer për këtë pasi që nuk ka mundur “të presë ndryshe nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Udhëheqësit e Kosovës në Munih po vrapojnë pas zyrtarëve ndërkombëtarë, ndërsa nga unë po ikin korridoreve”, ka përfunduar Vuçiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit