Marrëveshja me Greqinë, Dimitrov: Informimi i qytetarëve është kryesor

Mos i humb

 

Nga e enjtja e ardhshme, secilën javë “Pyetni ministrin”, do të mund ta pyetni ministrin e Punëve të Jashtme rreth marrëveshjes me Greqinë. Këtë e deklaroi ai.

Dimitrov tha se se ende nuk e din sa do të kushtojë organizimi i referendumit, por më kryesore nga ajo, tha, qytetarëve t’u shpjegohet elementet themelore dhe përfitimet nga marrëveshja e nënshkruar me Greqinë. Ministri Dimitrov ju bëri thirrje qytetarëve ta lexojnë marrëveshjen e publikuar në ueb faqen e Qeverisë ëëë.vlada.mk për shkak se anketat tregojnë se numër i vogël i qytetarëve dinë përmbajtjen e marrëveshjes.
Ministri Dimitrov sqarimin e konsideron si obligim për shkak se aj është nënshkrues i marrëveshjes, ndërsa me përkrahjen e marrëveshjes do të përforcohet identiteti dhe do të forcohet shteti.

“Obligimi im është që të bëj gjithçka që mundem ta sqaroj dhe t’ju sqaroj qytetarëve, sepse para neve është një udhëkryq historik, ndërsa vendimi është i yni. Për shkak se depozita është e madhe, para neve është vendim i përgjegjshëm – ku duam të jetë Maqedonia në periudhën që vjen”, tha Dimitrovi duke thënë është e rëndë Maqedonia të mbijetojë dhe të zhvillohet nëse nuk është anëtare e BE-së dhe NATO-s.

© SYRI.net

 

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit