Marrëveshja me Greqinë, shoqëria civile organizon protestë në Berat

Mos i humb

Shoqëria Civile ka organizuar një protestë në Berat për çështjen e detit. Përfaqësues të shoqërisë Civile të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjere të vendit kanë protestuar sot në Berat për çështjen e detit, Çamërisë dhe hapjes së varreve të ushtarëve grek në Gjirokastër.

“Nuk jemi mbledhur këtu për partitë politike, por për një çështje të madhe siç është ajo e marrvëshjes për detin, u shprehën protestuesit. Aulon Kalaja, njeri prej tyre u shpreh se kjo nuk është një portestë politike, por për një protestë partiotike.

“Berati, ka treguar se ka nxjerrë burra shteti dhe nga ky qytet ne i themi Qeverisë se nuk mund të bëjë pazare me trojet, siç është duke bërë me çështjen e detit, me çështjen çame. Qeveria pazarin e pare e nisi në Kretë, e vazhdo në Korçë, por në nuk mund ta lejojmë këtë. Ne kërkojmë transparencë për bisedimet me Greqinë, dhe qeveria do ti fal Greqisë 12 milje det, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit